Propozimi i prodhuesve: Çmimi i bukës, në bazë të peshës

Sipas tyre, afishimi i peshës së bukës bashkë me çmimin do të shmangë abuzimin me peshën, duke ulur ndjeshëm informalitetin në këtë treg.
“Një nismë e tillë do të orientonte qartë konsumatorin në blerje, por edhe çmimi do të përcaktohej mbi bazën e peshës”, deklaroi sot kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Gëzim Peshkëpia.
Aktualisht në Tiranë numërohen mbi 300 furra buke, por jo të gjitha janë të licencuara.
Shoqata e prodhuesve ngre shqetësimin se, në jo pak raste prodhimi i bukës bëhet në kushte primitive, ndaj dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të ndëshkuar tregtarët abuzues.
/Start/E.B/
2012-01-28 18:45