Spanja – Italia (18:00)

Sulmuesi Fernando Torres pritet të luajë në formacionin bazë, kurse Fernando Llorente shërben si opsion nga bankina. Mbrapa, në mungesë të Puyolit, Sergio Ramos do të luajë në qendër, kurse Alvaro Arbeloa okupon krahun e djathtë.
Mesfushori Cesc Fabregas nuk pritet të rrezikohet pas lëndimit që pësoi në finalen e Copa del Reyt, por Juan Mata dhe Santi Cazorla do të shpresojnë për inkuadrim në rolet ofensive. Edhe Italia ka problemet e saj, kryesisht jashtë fushave me skandalin për kurdisje të ndeshjeve dhe rikthimin e mbrojtësit Domenico Criscito, në shtëpi.
Giorgio Chiellini është rikuperuar dhe pritet të luajë si titullar, por Andrea Barzagli nuk do të luajë për shkak të një tërheqjeje në kofshë. Mesfushori Daniele De Rossi pritet të inkuadrohet në mbrojtje në sistemin 3-5-2.
Në sulm gjendet dyshja Balotelli – Cassano. Italia ka bilanc më të mirë në duelet e ndërsjella. Azzurrët kanë fituar 10 herë, barazuar 11, kurse 8 duele janë mbyllur në favor të Spanjës.
Formacionet e mundshme:
Spanja: Casillas, Arbeloa, Ramos, Pique, Alba, Xabi Alonso, Busquets, Silva, Xavi, Iniesta, Torres.
Italia:Buffon, Bonucci, De Rossi, Chiellini, Maggio, Thiago Motta, Pirlo, Marchisio, Balzaretti, Balotelli, Cassano.