E Diel, 1 Nëntor 2026

Trapatoni paralajmëron: Kujdes parashikimet, topi i rrumbullakët

Gazeta Shqip

Irlandë-Kroaci

Maturi ekstreme. E përdorin të gjithë në vlerësimin e shanseve europiane të Irlandës, për të cilën mendojnë se mund të bëjë gjithçka ose asgjë. Kualifikim historik për Irlandën, që arriti kështu të rikthehej në fazën finale të një kompeticioni ndërkombëtar pas Botërorit 2002. Dy kombëtare janë përballur 6 herë, djemtë e Trapatonit kanë fituar 2 herë, ndërsa janë 3 fitoret kroate dhe një barazim, por duhet të saktësojmë se ndeshje zyrtare kanë qenë vetëm dy, me nga një fitore për kokë. Grupi i Irlandës, përveç trajnerit të madh Xhovani Trapatoni, ka në radhët e saj edhe Given, OShea, Daf, Kin. Juk është një grup në moshë të re, por eksperienca nuk do të mungojë sigurisht. Te Kroacia e Biliçiç do të gjejmë Pletikosa, Simuniç, Srna, Modriç e Eduardo. Është konsideruar hirushja e Grupit C, por sot do të mësohet më shumë, ngaqë skuadra e Trapatonit do të përballet me një ndeshje të rëndësishme ndaj Kroacisë së Sllaven Biliçiç. Por për Trapatonin asgjë nuk është shkruar: Ndeshja e parë në grup është fondamentale, jemi stërvitur mirë, por më shumë mbështetem tek entuziazmi i grupit. Asnjëherë nuk i dihet, topi është i rrumbullakët dhe, si Çelsi në finale kundër Bajernit të Mynihut, mund ta shqyejmë këtë etiketën e hirushes.

Trapatoni paralajmëron: Kujdes parashikimet, topi i rrumbullakët burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›