E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja arrestoi 3 pjesëtarë të dyshuar të Al Qaides

Policia në Spanjë theksoi se i ka arrestuar tre pjesëtarë të dyshuar të rrjetit Al-Qaida.

Të tre të dyshuarit janë zënë në provincën jugore Kadiz.

Një radio stacion spanjoll, duke e cituar policinë, raportoi se te të arrestuarit ishte gjetur eksploziv dhe helm.

Sipas raportit, dy prej të dyshuarve ishin çeçenë, ndërsa njëri turk.

Nga një sulm terrorist në Spanjë në vitin 2004, që i ishte atribuuar Al-Qaidës, janë vrarë 191 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›