E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në Siri, Annan jep dorëheqjen si i dërguari i OKB

Kofi Anan ka paraqitur dorëheqje nga posti i të dërguarit special për Siri të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëri të ditur se Anan nuk ka për qëllim të rinovojë mandatin e tij, i cili skadon më 31 të këtij muaji.

Anan kishte tërhequr vërejtjen në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri, nuk po implementohej dhe për këtë e kishte fajësuar kryesisht qeverinë e Presidentiti sirian, Bashar al-Asad.

Në kumtesën e tij, Ban Ki-mun tha se qeveria dhe forcat opozitare “vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre duke u mbështetur në rritjen e dhunës”.

Ai tha se po vazhdojnë konsultimet me Ligën Arabe për “nominimin e shpejtë të pasardhësit” të Ananit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›