Spanjë, arrestohen tre pjesëtarë të dyshuar të Al Kaedës

Policia spanjolle ka arrestuar tre pjesëtarë të dyshuar të rrjetit Al Kaeda.
Të tre të dyshuarit janë kapur në provincën jugore Kadiz.
Një radio stacion spanjoll, duke e cituar policinë, raportoi se të arrestuarit ishin kapur me eksploziv.
Sipas raportit, dy prej të dyshuarve ishin çeçenë, ndërsa njëri turk.
Nga një sulm terrorist në Spanjë në vitin 2004, që i ishte atribuuar Al-Kaedës, janë vrarë 191 persona.