E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: S`ka bisedime pa zbatim marrëveshjesh

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të ketë dialog me Serbinë, përderisa nuk implementon marrëveshjet e arritura.
 

“Në dialogun teknik me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Brukseli, janë arritur 7 marrëveshje, ku disa prej tyre nuk janë implementuar dhe qëndrimi ynë është se pa implementimin e marrëveshjeve s`do të ketë bisedime me Serbinë. Për Kosovën shumë me rëndësi është implementimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve”, ka thënë Hoxhaj duke shtuar se një gjë e tillë i është bërë e qartë Beogradit edhe nga Bashkimi Evropian.
 

Sa i përket pjesës veriore të vendit, kryediplomati kosovar ka thënë se me Zyrën Administrative në atë pjesë synohet zbatimi i planit të Ahtisaarit. Hoxhaj ka paralajmëruar se së shpejti pritet që dy shtete ta njohin Pavarësinë e Kosovës. “Informatat që kam janë se dy shtete kanë përfunduar procedurat për njohjen e Kosovës”, ka pohuar Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›