Spanja debaton ndalesën e ferexhesë
Gjatë kësaj jave, në Spanjë duhet të fillojë debati për ndalimin e bartjes së ferexhesë nga ana e grave myslimane nëpër vende publike.
Debati do të zhvillohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit, me çka Spanja do t'iu bashkëngjitet shteteve tjera evropiane të cilat e shqyrtojnë një masë të tillë ndalese.
Ndryshe, sipas asaj që raportoi agjencia AP, iniciativën për ndalimin e ferexhesë e ndërmori Partia Popullore, që është partia më e madhe opozitare në Spanjë. Partia Popullore në fakt konsideron se bartja e burkave – gjegjësisht e veshjes së femrave myslimane që mbulon tërë trupin – paraqet një degradim për femrat.
Ndërkohë, ministri spanjoll i Drejtësisë, Francisko Kamano, deklaroi se qeveria e mbështetë ndalimin e bartjes së burkës në institucione qeveritare.
Disa shtete evropiane, në mesin e të cilave janë Belgjika, Holanda dhe Franca, tashmë kanë debatuar për ndalimin e bartjes së veshjes tradicionale myslimane burka dhe nikaba nëpër vende publike.