Zi në Shqipëri
Shqipëria është në zi kombëtare. 14 persona, në mesin e të cilëve edhe 4 fëmijë, humbën jetën si dhe 16 të tjerë u plagosën rëndë dhe lehtë pas rrokullisjes së autobusit që udhëtonte në relacionin Tiranë – Fushë-Arrëz.
Në mesin e të vdekurve dhe të lënduarve ka gra dhe fëmijë. Ngjarja tragjike ndodhi thuajse në të njëjtin vend ku disa vjet më parë pati rënë një autobus me maturantë nga Kosova, saktësisht nga komuna e Malishevës.
Për tragjedinë e së shtunës, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur Ditë zie 18 korrikun.
Sipas rezultateve të para të ekspertimit auto-teknik të autobusit të tragjedisë, ekspertët kanë mbërritur në përfundimin se tragjedia e rëndë ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e shoferit.
Sipas të dhënave të ekspertizës, autobusi ka lëvizur brenda të gjitha rregullave të qarkullimit, me shpejtësi normale, në kahun e duhur dhe përpara nuk ka pasur ndonjë makinë tjetër.
Po ashtu, sistemi i drejtimit të autobusit mësohet se ka funksionuar normalisht dhe nuk ka
pasur probleme.
Nga autopsia që i është bërë trupit të drejtuesit të autobusit, është vërtetuar se ai gëzonte shëndet të mirë dhe nuk ka pasur probleme.
Por pavarësisht të dhënave të para, Prokuroria e Pukës po vazhdon hetimin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave. Sipas policisë shqiptare, aktualisht janë duke u marrë në pyetje të plagosurit e aksidentit të së shtunës, të cilët mund të tregojnë detaje nga aksidenti i rëndë. Përveç kësaj, ekspertët e policisë rrugore, të cilët kanë shikuar vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik, kanë thënë se kanë parë shenja të forta frenimi.
Sa i përket gjendjes së të plagosurve, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Nga 16 të lënduarit, së paku dy prej tyre janë fëmijë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Këtë e ka konfirmuar shefi i Reanimacionit në Spitalin Ushtarak, Petrit Zhurda, i cili ka deklaruar se gjendja e tyre është shumë kritike. Siç raportojnë mediat shqiptare, gjendja më e rëndë është sidomos te njëri prej fëmijëve, 9-vjeçarit Erison Peraj. Mjekët kanë diskutuar transportimin e tij drejt Sanatoriumit për shkak të dëmtimeve në aparatin e frymëmarrjes, por si pasojë e rëndimit të gjendjes, ata kanë anuluar transportin.
Nisur nga situata kritike, Zhurda u është drejtuar me apel qytetarëve të solidarizohen në këtë tragjedi dhe të kontribuojnë duke dhuruar gjak, pasi në kushte të tilla gjaku është shumë i nevojshëm për të ndihmuar të plagosurit e tjerë që trajtohen në këtë repart.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve, si dhe u ka shprehur familjeve të viktimave ngushëllimet në emër të Qeverisë së tij.
"Janë 14 jetë të këputura, fëmijë, burra e gra që udhëtonin me autobusin e linjës. Janë 16 të tjerë të plagosur me trauma të shkallëve të ndryshme, por mes tyre ka disa që po luftojnë në shtratin e reanimacionit me vdekjen”, ka deklaruar Berisha.
“Janë marrë të gjitha masat që t’u jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve".
Ai u ka shprehur familjeve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta të Qeverisë shqiptare.
“I siguroj se mbarë shqiptarët ndajnë zinë e rëndë. Le të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve”, ka shtuar Berisha. Edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, në një prononcim për gazetarët, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, si dhe ka dhënë garancinë e tij se masat e marra nga autoritetet mjekësore janë në nivelin e duhur. “Ndihem shumë i lënduar. Shpreh ngushëllimet për të gjitha familjet që patën viktima, duke u thënë se jam pranë tyre. Uroj që të plagosurit të dalin nga gjendja kritike. E rëndësishme është se ka pasur dhe ka një organizim të shkëlqyer”, ka deklaruar Topi.
Ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë e rëndë kanë shprehur edhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan në aksidentin tragjik.
"Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi në aksin rrugor Rrëshën – Fushë-Arrëz”, thuhet ne telegramin e ngushëllimit të kreut të shtetit të Kosovës.
“Ky lajm i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar", thuhet në këtë mesazh të presidentit Sejdiu.
Letër ngushëllimi për shqiptarët dhe shtetin shqiptar, ka dërguar edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili mesazhin e dhembjes ia ka dërguar kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
“Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem Shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar në telegramin e tij, kreu i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu i ka përcjell ngushëllimet e tij Kryeministrit të Shqipërisë dhe gjithë kombit.
“Tragjedia e djeshme goditi familjet e atyre që humbën jetën në aksident, Shqipërinë, por edhe Kosovën dhe të gjithë neve, andaj në këto momente ndajmë dhimbjen me qeverinë shqiptare dhe mbarë kombin, me lutjen që kjo të jetë tragjedia e fundit për ne, thuhet në telegramin ngushëllues Haradinajt.
Kjo tragjedi është njëra ndër më të rëndat që ka goditur Shqipërinë, pas shpërthimit në Gërdec, afër Tiranës, kur nga predhat vdiqën më se 20 persona.
Tragjedia
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten pasdite, pranë Rrëshenit, ku autobusi me drejtues 48-vjeçarin Zef Gjergji dhe me targa PU 1330 A, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Dom, të komunës Gjegjan, duke përfunduar në ujërat e lumit Fan i Madh. Shkaqet e aksidentit mendohet të kenë qenë kushtet e vështira atmosferike nën mbizotërimin e reshjeve të shiut, të cilat mund të kenë ndikuar në daljen nga rruga të automjetit.
Tragjedia ndodhi në fshatin Dom të komunës Gjegjan, ku autobusi i nisur nga Tirana mësohet të ketë rënë nga rreth 500 metra lartësi, duke përfunduar në ujërat e lumit Fan i Madh. Menjëherë pas ngjarjes, Ministria e Brendshme, me urdhër të ministrit Lulzim Basha, e ngriti një shtab emergjence për ngjarjen e rëndë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe forca të shumta të RENEA-s.
Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli, informoi menjëherë pas ngjarjes se për në vendngjarje u nisën menjëherë shërbimet e Emergjencës, për të ndihmuar të dëmtuarit. Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj njoftoi fillimisht për një bilanc në rritje të numrit të viktimave, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve që ndodheshin në autobus.
Vetëm pak orë pas ngjarjes, zëdhënësja e kryeministrit Berisha, doli në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se Qeveria shpall ditën e nesërme ditë zie, për nder të viktimave të aksidentit tragjik. Sipas saj, Qeveria merr përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të funeraleve të viktimave.
Në orët e vona të ditës së shtunë, u konfirmua edhe bilanci zyrtar i viktimave të aksidentit.
Kryeministri Berisha ka shkuar të shtunën në mbrëmje në Spitalin Ushtarak, për të vizituar nga afër të plagosurit e aksidentit tragjik.
Menjëherë pasi u informua për gjendjen e të plagosurve , kreu i qeverisë, Sali Berisha, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa siguroi se janë marrë të gjitha masat për të ndihmuar të plagosurit.
Turbulenca ajrore që ka bllokuar të gjithë fushëpamjen për drejtuesin e autobusit mendohet se ka sjellë aksidentin tragjik Por nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë gjendje të fikëti të drejtuesit të mjetit në momentet para aksidentit.
Një grua, në gjaknxehtësi e sipër, ka qenë ajo që ka telefonuar të atin, duke i treguar se kishin bërë aksident të rëndë me autobus dhe menjëherë lajmi ka marrë dhenë, ku dhjetëra makina policie, helikopterë, zjarrfikëse dhe mjete të tjera kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Policia tha se pikërisht në orën e lartpërmendur, strukturat e saj kanë marrë njoftim se gjatë lëvizjes në aksin rrugor Fushë-Arrës - Durrës, në fshatin Dom të Gjegjanit, ka dalë nga rruga një autobus me pasagjerë të linjës Fushë-Arës - Durrës.
Me të marrë informacionin, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, është ngritur shtabi i punës për menaxhimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e policisë së zonës, ndërkohë që janë dërguar dhe forca të tjera shtesë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës dhe Lezhës. Për transportimin e të dëmtuarave të kësaj ngjarjeje të rëndë janë vënë në dispozicion gjashtë helikopterë, ku tre janë të Policisë së Shtetit, dy të Ministrisë së Shëndetësisë dhe një i Ministrisë së Mbrojtjes. Nga të dhënat zyrtare rezulton se si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, kanë humbur jetën 14 persona, si dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Fillimisht, policia u ka dhënë ndihmën e parë të plagosurve, ku dy prej tyre kanë vdekur rrugës për në spital, ndërsa shoferi i mjetit nuk ka mbijetuar nga plagët dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Bilanci tragjik ka qenë me tetë të vdekur që janë dërguar në Gjegjan, një prej të cilëve nuk është identifikuar deri në orët e vona të natës, tre të vdekur që janë dërguar në Pukë, ku edhe këtu ishte një person i paidentifikuar dhe tre të tjerë që janë dërguar në morgun e Tiranës. Dy të plagosur janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërsa dhjetë të tjerë në Spitalin Ushtarak. Trupat e pajetë të 11 viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë janë transportuar në morgun e qytetit të Pukës. Ndërkohë që në morgun e qytetit të Tiranës gjenden trupat e pajetë të tre shtetasve të tjerë.
Personat që kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë:
1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini
4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë
5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras
6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,
8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë
9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,
10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan
11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë
12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë
13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë
14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë