Spanja e Italia: Të shpejtohet integrimi i vendeve të Ballkanit
Bashkimi Europian ka përshpejtuar hapat politikë në drejtim të integrimit të vendeve të rajonit të Ballkanit.
Iniciativa ka ardhur nga Spanja, vendi që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
Presidenca spanjolle propozoi dje mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve nga Ballkani për të "përforcuar perspektivën evropiane të rajonit".
Lajmi u bë publik nga AFP.
"Duhet t'u tregojmë vendeve të rajonit se vazhdojmë të kujdesemi më shumë se dhjetë vjet më parë", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Spanja pas propizimit të adresuar vendeve anëtare të BE-së.
Iniciativa e Spanjës mësohet se është mbështetur edhe nga Italia e cila është shprehur dakord për mbajtjen e një samiti në takimin e ministrave të jashtëm në Cordoba të Spanjës.
"Sfidat janë të ndryshme nga ato që vendet e rajonit përballeshin 10 vjet më parë", thuhet në deklaratën, e cila bën thirrje që samiti të mbahet në Sarajevë nëfillim të qershorit 2010.