E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi diplomatik, polemika mes ministrave të jashtëm të BE

Në Kordoba te Spanjes ministrat e jashtëm të BE-së u perfshine nga polemika te ashpera ne momentin kur nisi te diskutohej ceshtja e rendite te dites, mbi ngritjen e shërbimit diplomatik të Bashkimit Europian. Dhe kjo situata u shkaktua pas publikimit te planit Ashton, nje material i permbledhur në 11 faqe për shërbimin e ri diplomatik të Unionit. E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, mendon se ky plan eshte nje rruge e mundshme per kompromis te komplikuar me të cilin, ajo kërkon të plotësojë dëshirat e të gjithë shefave të saj.

Ashton duhet të ketë parasysh kërkesat e 27 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe ato të Komisionit të BE-së me presidentin e tij Jose Manuel Barroso. Rreth 5.000 funksionarët nën drejtimin e Lady Ashton që janë përgjegjës për vënien në jetë të politikës së jashtme të BE-së, vijnë një e treta nga vendet anëtare, një e treta nga Komisioni i BE-së dhe një e treta nga sekretariati i Këshillit të Ministrave.

E ne Bruksel ka shpërthyer lufta për ndarje pushteti, ofiqesh dhe postesh. Para së gjithash Komisioni i BE-së kërkon të sigurojë influencën e tij ndaj zonjës nga Britania e Madhe, e cila konsiderohet e dobët. Franca dhe Gjermania para takimit në Cordoba kritikuan faktin që funksionarët e tyre nuk merren sa duhet në konsideratë. Brenda pak javësh koncepti për shërbimin diplomatik, i cili është themeluar me marrëveshjen e Lisbonës, duhet të ketë marrë formë. Nga Komisioni i BE-së thuhet megjithatë se puna konkrete nuk do të fillojë para fundit të vitit.

Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt dhe ministri i Jashtëm britanik David Milliband, patën kërkuar në një letër që të ruhet influenca e ministrave të jashtëm dhe të reduktohet pushteti i Komisionit të BE-së. “Shërbimi diplomatik i BE-së duhet të jetë me çdo kusht i pavarur dhe nuk duhet të mbesë në tutelën e institucioneve të BE-së”, tha ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle.

Por Catherine Ashton ulet në dy karrige pasi është edhe anëtare e Komisionit të BE-së dhe është nën varësinë e presidentit të Komisionit Barroso. Diplomatët e BE-së ndërkohë kanë dyshime, nëse me këtë konstruksion, politika e jashtme e BE-së do të perceptohet vërtet në botë me uniforme dhe e njësuar si deri tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›