E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak, zgjedhjet parlamentare shoqërohen me atentate

Qendrat u hapën nën masa të forta sigurie, për të penguar atentatet e paralajmëruara nga militantët e el-Kaides. Të drejtën e votimit e kanë 19 milionë irakianë në 18 provinca të ndryshme, nga ku do të dalin 325 deputetë.

Këto zgjedhje zhvillohen gjashtë muaj para tërheqjes së trupave amerikanë që do t'i hapin rrugën tërheqjes së plotë të ushtrisë në fund të vitit 2011 pas nëntë vjet pushtim.

Ndërkohë, njoftimet e para bëjnë të ditur për të paktën 24 persona të vrarë dhe 60 të tjerë të plagosur si pasojë e disa atentateve të njëpasnjëshme me bomba dhe predha.

''Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën nga shëmbja e një ndërtese pas një shpërthimi në lagjen Our, në veri të Bagadatit'', thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Brendshme irakiane.

“Katër persona të tjerë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga shembja e një ndërtese tjetër si pasojë e vendosjes së eksplozivit në Chourta Rabia, në jug të kryeqytetit'', shton burimi.

Ministria e Brendshme nuk shpjegon arsyet se pse këto ndërtesa ishin vënë në shënjestër dhe për më tepër në ditën e zgjedhjeve.

Më shumë se 60 predha janë hedhur në lagje të ndryshme, në mënyrë të veçantë në ''zonën e gjelbër'', sektori më i mbrojtur i kryeqytetit ku ndodhen ndërtesat zyrtare dhe disa ambasada.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›