E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, favoritja e basteve



Kur ka mbetur vetëm ndeshja finale për tu zhvilluar në Kampionatin Europian, ajo Gjermani-Spanjë, bukmejkersat kanë bëtë edhe një verifikim të parashikimeve në fillim të turneut. Tashmë është Spanja e Luis Aragonesit, ajo që vlerësohet si favorite për të fituar Kampionatin e 13-të Europian. Gjermania ka lënë pak dyshime në paraqitjet e saj (humbi 1-2 me Kroacinë në grup ), pavarësisht se mundi bindshëm Portugalinë (3-2) në çerekfinale (ndeshja më e mirë).
Gjithsesi, në gjysmëfinale kundër Turqisë (3-2) sërish shfaqi shenja të një ekipi jo kompakt. Nga ana tjetër, Spanja me fitoren e dytë ndaj Rusisë (4-1, e para; 3-0 e dyta) ka treguar se është ekipi më solid i Euro 2008-s. Vetëm kundër Italisë (0-0) në çerkefinale, “Furia Roja” (Furia e kuqë), nuk arriti të realizojë gol, pasi në pesë të tjerat ka realizuar në total 11 gola (më shumë se cilido ekip tjetër), ndërsa Gjermania 10 gola (po aq sa Holanda e eleminuar në çerekfinale).
Gjermania, e njohur për mbrojtjen e saj të hekurt, me përjshtim të ndeshjes me Portugalinë, ka treguar pasiguri, aq më tepër kur portieri 38-vjeçar Jens Lehman nuk ka bërë në figurë të mirë në pesë ndeshjet e para. Përkundrazi, mbrotja spanjolle, që konsiderohej pika më e dobët e formacionit të Luis Aragonesit është treguar me e sigurt: 3 gola të pësuar dhe vetëm pak rreziqe. Kjo edhe për faktin se ka në portë, një portier të madh si Iker Kazijas.
Spanja fitoi në mënyrë të pabesueshme 3-0 kundër një Rusie shumë të zbehtë, duke siguruar për herë të tretë një finale në Kampionatet Europiane pas atyre në vitin 1964 (fituese), në vitin 1984 (humbi me Francën) dhe kjo e Euro 2008, ndërkohë që Gjermania është tre hërë fituese e Europianëve: 1972, 1980 dhe 1996, por në finalen e gjashtë në Europë. Në vitin 1972 Gjermania fitoi 3-0 kundër Bashkimit Sovjetik, në vitin 1976 humbi me penallti kundër Çekosllavakis dhe në vitin 1980 fitoi me Belgjikën 2-1. Në vitin 1992 u ndëshkua nga Danimarka 2-0, por katër vjet më pas në vitin 1996 fitoi me “golin e artë” të Oliver Birhofit. Në edicionet 2000 dhe 2004 nuk fitoi qoftë dhe një ndeshje dhe u eliminua në fazën e grupeve.
Kompanitë e basteve e shikojnë në plan të dytë fitoren e Gjermanisë, duke e kuotuar me 3.1, po aq sa barazimi (3.1), ndërkohë që fitorja e Spanjës ka koeficientin 2.3.
David Vija, golashënuesi më i mirë aktual i turneut (4 gola) pritet të mos luajë kundër Gjermanisë, që në gjirin e saj, Lukas Podolskin (3 gola), por që nëse arrin të shënojë dy gola kundër Spanjës, mund të fitojë “Këpucën e artë”, teksa një i vetëm mund t’i mjaftonte për ta ndarë atë me sulmuesin e Vijarealit. Gjithsesi, kompanitë e basteve paguajnë 1.3 për Vijën si golashënuesin më të mirë, ndërsa 4.5 për Lukas Podolskin. Kloze e Balak janë shumë larg: respektivisht në kuotat 19 e 26.
Bastet janë venë edhe për rezultatet në kokë: 1-1 paguhet me koeficientin 6.5, 0-1 për Spanjën me 7.50

DREJT FINALES

Rruga e Gjermanisë

Gjermania bëri pjesë në Grupin B së bashku edhe me Austrinë, Poloninë e Kroacinë. Fitoi 2-0 me Poloninë në ndeshjen hapëse, humbi 1-2 me Kroacinë dhe fitoi 1-0 me Austrinë, duke zënë vendin e dytë në grup. Në çerekfinale fitoi 3-1 me Portugalinë të konsideruar favorite. Në gjysmëfinale Gjermania mposhti në minutën e fundit Turqinë 3-2, duke arritur kështu për herë të gjashtë në një finale të Europianit.

RRUGA E SPANJËS

Spanja bëri pjesë në Grupin D se bashku edhe me Suedinë, Greqinë e Rusinë. Fitoi 4-1 në ndeshjen e parë me Rusinë. Më pas mundi Suedinë (2-1) dhe Greqinë (1-0). Në çerekfinale eliminoi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive. Takimi dhe shtesat përfunduan 0-0, ndërsa me penallti Spanja fitoi 4-2. Në gjysmëfinale, Spanja mposhti me meritë Rusinë me rezultatin e pastër 3-0, e duke zënë për herë të tretë një vend në finalen e Europianëve

FINALJA
e EURO 2008-s

E diel
GJERMANI-SPANJË
29.06.2008
Vjenë, ora 20:45
Gjyqtar: Rozeti (Italia)

RENDITJET
FIFA
Gjermania 5
Spanja 4

UEFA
Gjermania 3
Spanja 2

Bastet: 1 x 2
Gjermania 3.1
Barazimi 3.1
Spanja 2.3

Rezultati i saktë
1-1: 6.5
0-1: 7.5
1-2: 10
2-1: 13
Golashënuesi më i
mirë i Euro 2008-s

Vija: 1.3
Podolski: 4.5
Kloze: 19
Balak: 26
Tjetër: 17

Gjermania në Europiane

Francë 1960 Nuk hyri
Spanjë 1964 Nuk hyri
Itali 1968 Nuk u kualifikua
BELGJIKË 1972 KAMPION
Jugosllavi 1976 Finale
ITALI 1980 KAMPION
Francë 1984 Raundi i parë
Gjermani 1988 Gjysmëfinale
Suedi 1982 Finale
ANGLI 1996 KAMPION
Belgj.-Hol.2000 Raundi i parë
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Finale
Totali: 10 pjesëmarrje, 3 herë kampion

Spanja në Europiane

Francë 1960 Nuk u kualifikua
Spanjë 1964 KAMPION
Itali 1968 Nuk u kualifikua
Belgjikë 1972 Nuk u kualifikua
Jugosllavi 1976 Nuk u kualifikua
Itali 1980 Raundi i parë
Francë 1984 Finale
Gjermani 1988 Raundi i parë
Suedi 1992 Nuk u kualifikua
Angli 1996 Çerekfinale
Belgj.-Hol.2000 Çerekfinale
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Finale
Totali: 8 pjesëmarrje, 1 herë kampion

Merkel në “transfertë”, do titullin

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë të dielën në Vjenë për të ndjekur ndeshjen finale të Gjermanisë së saj kundër Spanjës. Edhe presidenti gjerman Horst Kohler do të jetë në tribunën VIP. Për Kancelaren gjermane do të jetë “transferta e tretë futbollistike’ gjatë Kampionatit Europian dhe e dyta në Vjenë. Më parë ajo ka ndjekur ndeshjen Austri-Gjermani (0-1) dhe Gjermani-Turqi (3-2). Merkel, një tifoze e thekur futbolli komunikon shpesh me SMS me futbollistët dhe shihet si një fatsjellëse e ekipit Kombëtar gjerman.

Ronaldo, te Reali me sakrificë financiare

Kristiano Ronaldo do të fitojë po aq sa Raul. Yllit portugez i janë premtuar 14 milionë euro (shtatë milionë neto), po aq sa fiton edhe kapiteni i Realit të Madridit. Për momentin lojtari fiton nëntë milionë euro te Mançesteri, por të kaluar te Reali ai duhet të heqë dorë nga kjo shumë për të mos krijuar probleme në dhomat e zhveshjes së 31-herë kampionëve të Spanjës. Për momentin te ekipi i Bernd Shusterit më të paguarit janë Raul, Kasijas e Kanavoro. I njëjti diskutim vlen edhe për të drejtat e imazhit. Në Angli, Ronaldo merr 100 për qind të shumës nga të drejtat e tij të imazhit, ndërsa në Madridi mund të marrë vetëm gjysmën.

28 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›