E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zambakët e Ujit” e Monesë shitet 80 milionë dollarë



Një pikturë e Klod Monesë u shit mbi 80 milionë dollarë, duke hapur një ankand një javor ku do të shiten piktura të artit modern. Piktura e quajtur “Liqeni i zambakëve të ujit” u shit nga Christie, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e artit e shitur nga një shtëpi ankandesh në Europë. Shitja e veprave të artit pritet të arrijë shifra rekord duke sfiduar rënien globale ekonomike. Piktura e shitur, është vepra më e njohur e serisë së Monesë për “Zambakët e Ujit” që ofrohet në një ankand evropian. Moneja e kishte marrë frymëzimin për këtë seri në fshatin Giverni, pranë Parisit, që ka disa nga kopshtet me lule më të njohura të botës. Moneja ka pikturuar qindra variacione me temën e zambakëve dhe i ka dhuruar publikut francez tetë piktura të mëdha në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Moneja e kaloi gjysmën e jetës së tij duke pikturuar në shtëpinë dhe në kopshtet e tij dhe sot rreth 500 mijë vizitorë vijnë çdo vit në Giverni për të parë vendin që frymëzoi një nga piktorët më të famshëm të botës.
(VOA)

28 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›