E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herzog: Shqipëria U-21 me lojtarë teknikëTë dy skuadrat kanë nga tre pikë, Shqipëria pas tri ndeshjesh, Austria pas 2 të tilla

Publikoje ne:

Trajneri i Austrisë U-21, Herzog,  pohoi pas fitores 1-0 kundër Skocisë se “Shqipëria është një ndeshje krejt tjetër”. Dy skuadrat do të përballen të mërkurën në Vjenë për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21.

“Ishte një fitore e rëndësishme ajo kundër Skocisë. Kundër Shqipërisë do të jetë një ndeshje krejt tjetër. Shqiptarët kanë disa lojtarë shumë të mirë në përdorimin e topit në grupin e tyre”, - tha shefi i Shpresave austriake.

Shqipëria U-21 e Artan Bushati fitoi të shtunën e kaluar 1-0 kundër Azerbajxhanit. Të dy skuadrat kanë nga tre pikë, Shqipëria pas tri ndeshjesh, Austria pas 2 të tilla (1 humbje me Bjellorusine, 2-1).

Me Austrine U-21 luan edhe Atdhe Nuhiu, shqiptari qe zevendesoi Hamdi Salihin te SV Ried, pas transferimit te shkodranit te Rapidi i Vjenes.

E Diele, 06 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›