Curri vazhdon magjinë, Aue fitonCurri dribloi tre kundërshtarë dhe fitoi penallti

Publikoje ne:
Skerdilajd Curri vazhdon të shfaqet në rolin e një artisti driblimesh. Sulmuesi kavajas i Erzgebirge Aue në Bundesligën e 3-të gjermane fitoi penalltinë e realizuar nga Braham (54’) në fitoren 1-0 kundër ekipit të dytë të Shtutgardit (java 8). Curri dribloi tre kundërshtarë, por u ndal në mënyrë të parregullt në zonë. Curri u zëvendësua në minutën e 88-të nga Hochscheidt. Erzgebirge Aue ndodhet në vendin e nëntë me 12 pikë.
E Diele, 06 Shtator 2009