Laç, plagosen dy të rinj

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti rreth orës 23:00, ku pas një debati kanë mbetur të plagosur Ernest Synaj, 20 vjeç dhe Alban Përlikaj, 22 vjeç. Të rinjtëe u qëlluan nga nje person, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Synaj dhe Përlikaj janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet.