E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja fiton ndaj Koresë së Jugut

Spanja vazhdon të fitojë, por akoma nuk bind me lojën e saj, kur mbeten fare pak ditë nga starti i kampionatit botëror, ku iberikët, kampionët në fuqi të Europës, janë edhe pretendentët më të kuotuar për triumfin final në Afrikën e Jugut. Skuadra e Del Bosque ka siguruar vetëm në fund fitoren në Innsbruck kundër Koresë së Jugut.

Për Spanjën rikthehet në fushë Fabregas, pas dy muaj dëmtimi. Mesfushori që përflitet për një kalim tek Barcelona ka luajtur për gati një orë pa asnjë problem. Në fakt demat e kuq, që në formacion kanë patur shumë nga zgjedhjet e dyta, kanë patur disa mundësi shënimi, por nuk ia kanë arritur.

Korea e Jugut ka treguar një vendosje të mirë në fushë dhe organizim të pëlqyeshëm, në ndeshjen e fundit përpara se të udhëtojë drejt Afrikës së Jugut, ku në grupin B do të nisin avaneturën kundër Greqisë në 12 qershor.

Golin e fitores për Spanjën e ka shënuar Jesus Navas në minutën e 87, ndërkohë që iberikët kanë edhe një test kundër Polonisë të martën e ardhshme, përpara debutimit në Grupin H kundër Zvicrës në 16 qershor.

Gjithcka është gati për spanjollët dhe sulmuesi, Fernando Torres, mbetet i vetmi nga liderat e skuadrës që nuk ka luajtur asnjë ndeshje përgatitore, duke qenë se vazhdon rikuperimin nga operacioni në gju.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›