E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja, Meksika mund Italinë 2-1

Meksika ka mundur 2-1 Italine ne miqesoren e fundit te zhvilluar ne Bruksel, duke nxjerre ne pah problemet e kampioneve te botes ne fuqi ne prag te Boterorit 2010. Kjo paraqitje nuk ka kenaqur aspak trajnerin Marcelo Lipi, i cili ne konferencen per shtyp ka bere te ditur se skuadra e tij beri shume gabime.

“Vuajtem shume. Net e gjithe pame diferencat me kundershtarin, i cili ishte nje hap perpara ne aspektin fizik dhe psikologjik. Ne beme shume gabime dhe humbem ndeshjen perballe nje kundershtari qe luajti shume mire”, ka beret e ditur Lipi, i cili ne vitin 2006 drejtoi perfaqesuesen italiane drejt triumfit ne Boterorin e zhvilluar ne Gjermani. Nderkohe, kjo ishte fitorja e pare e Meksikes kunder nje skuadre te madhe, pasi ne miqesoret e fundit humbi kunder Anglise dhe Hollandes.

“Luajtem shume mire dhe arritem nje fitore te rendesishme qe ngre shume moralin e skuadres ne prag te Boterorit. Po ashtu, treguam forcen tone dhe skuadra kuptoi se nuk duhet te kete frike asnje kundershtar”, ka perfunduar trajneri i kombetares meksikane Javier Agire, i cili zevendesoi ne pankine ish-trajnerin e Anglise Sven Goran Erikson.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›