Inagurohet Katedralja Ortodokse e Tiranës
Tiranë- Pas një periudhe disa vjeçare ndërtimi, sot do të kryeht inagurimi i Katedrales Ortodokse Ngjallja e Krishtit në kryeqytet.
Katedralja e re do të inaugurohet sot në kuadër edhe të 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë.
Ceremonia pritet të fillojë rreth orës 10:30, ndërsa pritet të ketë edhe fjalime apo ceremoni të ndryshme fetare.
Katedralja përbëhet nga 4 korpuse, siç është Kisha katedrale, Selia e Sinodit të Shenjtë, Kishëza, Kambanorja dhe Qendra Kulturore.
Kisha ka një arkitekturë tepër moderne, dhe forma e saj simbolizon përjetësinë, ndërsa në majë të saj ndodhet një kryq i gjatë 49 metra. Ndërsa kupola e saj ka një diametër 26 m dhe lartësi 23 m.