E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja kërcënon se do të hakmerret ndaj Argjentinës

Kompania YPF, në pronësi të kompanisë spanjolle Repsol, u konfiskua nga qeveria e Presidentes argjentinase, Kristina Fernandez.

Ministri spanjoll i Industrisë, Hoze Manuel Soria, tha se Spanja po shqyrtonte veprime të papërcaktuara si kundërpërgjigje në diplomaci, tregti, industri dhe energjetikë.

Argjentina po ashtu reduktoi borxhet ndaj YPF-së. Agjencia e ratingut “Moody-s” e uli normën e kreditimit të kompanisë nga Ba3 në B3, duke thënë se mund të ndodhin reduktime të tjera borxhesh.

Tregtimi i aksioneve të YPF-së u pezullua për të dytën ditë me radhë në Nju Jork.

Kreu i Repsolit, Antonio Brufau, tha se veprimi i Argjentinës nuk do të qëndrojë pa ndëshkim dhe theksoi se do të kërkojë 10.5 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Autoritetet argjentinase kanë akuzuar YPF-në se nuk kanë investuar sa duhet për të shtuar nxjerrjen e naftës nga fushat e saj, duke çuar kështu në nevojën e importimeve, akuzë të cilën kompania e rrëzon.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-18 17:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›