E Diel, 1 Nëntor 2026

Akullnaja e Himalajeve, Pakistani kërkon bisedime me Indinë

Shefi i armatës pakistaneze ka kërkuar negociata me fqinjin rival Indinë, në lidhje me akullnajën e kontestuar të Himalajeve.

Gjenerali Ashfak Parvez Kajaninë ka bërë këto komente para gazetarëve gjatë vizitës në zonën e Kashmirit, përkatësisht afër akullnajës së Siaçenit, ku javën e kaluar orteku zuri të gjallë më shumë se 125 ushtarë pakistanezë.

Kajani tha se “koekzistenca paqësore” me Indinë është e rëndësishme kështu që të dy shtete duhet të përqendrohen në mirëqenien e njerëzve.

Në vitin 1984 India okupoi lartësitë e akullnajës së Siaçenit.

Pakistani dërgoi trupat dhe të dy shtetet ruajnë një prani ushtarake në akullnajën, që njihet si “fushëbeteja më e lartë botërore”.

Fqinjët e armatosur me armë bërthamore kanë zhvilluar tri luftëra mes vete që nga pavarësia e vitit 1947.

Kontesti thelbësor i tyre ka të bëjë me rajonin e Kashmirit, për të cilin të dy shtetet kanë pretendime territoriale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›