E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon:Siria s`po përmbush planin e Ananit

Siria nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet për tërheqjen e trupave dhe artilerisë së rëndë nga qytetet dhe ende nuk ka dërguar “mesazhin e qartë” se është e përkushtuar për paqen.

Ky është vlerësimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Mun i cili pëmes një letre ka informuar Këshillin e Sigurimit.

Ban ka thënë se një mision i zgjeruar monitorues i OKB-së do të përfshinte një “zbarkim fillestar” prej 300 vëzhguesve të paarmatosur, të cilët do të mbikëqyrnin armëpushimin e brishtë njëjavor mes forcave loajale të presidentit Bashar Asad dhe luftëtarëve opozitarë që kërkojnë rrëzimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›