Kodi Zgjedhor, miratohen ndryshimet për listat e zgjedhësve

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, tha pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, se palët kishin rënë dakord të miratonin ndryshimet që lidhen me zgjedhësit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.
Pjesa e listës së zgjedhësve u miratua me rezervën e miratimit të kapitullit për sistemin e verifikimit në qendrat e votimit dhe udhëzimit që po përgatitet nga Ministria e Brendshme.
"Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve", titullohet pjesa e tretë e kodit zgjedhor, e përfshirë mes neneve 44 dhe 61 të ligjit, ku ndër të tjera përshkruhen kriteret për përfshirjen e një personi në listën e zgjedhësve, e cila bëhet mbi bazën e kodit të vendbanimit, ndërkohë që një zonë qendër votimi ka jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës me vendbanim në territorin e saj.
Sipas amendamenteve të miratuara, lista e zgjedhësve nxirret nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC), i cili mundëson administrimin, përpunimin dhe përditësimin e përbërësve zgjedhore si dhe nxjerrjen e tyre në përputhje me dispozitat e Kodit. Në nenin 49 sanksionohet se çdo zyrë e gjendjes civile është përgjegjëse për përgatitjen e listave të zgjedhësve të zonave të qendrave të votimit dhe ajo ka akses të plotë në RKGJC mbi përbërësit zgjedhorë të shtetasve të njësisë vendore. Listat e hartuara nga zyra e gjendjes civile shpallen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore.
Ndryshimet e miratuara parashikojnë që shpallja e listës së zgjedhësve të çdo zone qendre votimi të bëhet jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve, duke nxjerrë nga të dhënat elektronike të RKGJC-së, të gjithë shtetasit që do të mbushin moshën 18 vjeç deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe që kanë vendbanimin në zonat e qëndrave të votimit nën juridiksionin e saj.
Lista miratohet nga kryetari i njësisë përkatëse të qeverisjes vendore. Listat e zgjedhësve i dërgohen jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, KZAZ-së, e cila, sipas rastit, e publikon listën pranë qendrës përkatëse të votimit, në një ambient me akses të lirë për zgjedhësit, si dhe i dërgon Komisionit të Qendrës së Votimit kopjen e saj të listës për përdorim gjatë votimit. /Start/
2012-04-18 17:11