E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat për kreun e KQZ, debate PD-PS në komision

Nisja e procedurave për kryetarin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e ligjeve duke bërë që kreu i komisionit të ndërpresë edhe mbledhjen.
 

Debati ka nisur pas kërkesës së kreut të komisionit, Ilir Rusmajli për nisjen e procedurës për zgjedhjen e kreut të ri të KQZ-së, kërkesë që është kundërshtuar nga opozita.
 

Sipas deputetëve të opozitës, në fillim duhet të përfundojnë procedurat për anëtarët e rinj të KQZ-së dhe më pas të nisin procedurat për kreun e ri të këtij institucioni.

Ndërkohë, Kuvendi publikoi dje listën e 18 kandidatëve, prej të cilave pritet të dalë edhe fituesi, që do të kryesojë edhe KQZ-në në këtë mandat të ri.

Ja lista e plotë e kandidatëve:

1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali

Ndërkohë më herët komisioni i ligjeve ka miratuar 4 kandidaturat e paraqitura nga LSI-ja dhe PBDNJ-I për anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
 

Lëvizja Socialiste për Integrimin ka paraqitur si kandidatura të saj Arben Shkëmbin dhe Ilirjan Muhon ndërsa PBDNJ-i ka paraqitur si kandidatura Jani Janin dhe Spiro Kuron.
 

Ndërkaq një ditë më parë komisioni i ligjeve miratoi edhe kandidaturat e dy partive të mëdha PD-PS për anëtarë të rinj të KQZ-së.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›