E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja mbetet e para në renditjen e FIFA-s

Spanja ka ruajtur kreun e renditjen e FIFAs me Holandën që tani ka pozitën e dytë para Gjermanisë.

Siç edhe është pritur, nuk ka pasur shumë ndryshime në top 10-shin për renditjen e parë të FIFA në Vitin e Ri, pasi po thuajse nuk ka pasur asnjë aksion në nivel kombëtar.

Kampioni në fuqi i botës, Spanja, vazhdon të renditet në pozitën e parë, para Holandës dhe Gjermanisë. Brazili është përfaqësuesja e rreshtuar më së larti nga Afrika e Jugut dhe pushton pozitën e katërt, derisa rivali i saj, Argjentina, ndodhet në të pestën.

Egjipti mbetet ekipi më i mirë afrikan në renditje, edhe pse ata kanë rënë nga pozita e nëntë në të 10-tën, duke shkëmbyer kështu vendet me Kroacinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›