E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Atmosfera në ekip është pozitive

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero thotë se atmosfera brenda ekipit është pozitive, pavarësisht fillimit të pakëndshëm të sezonit.

Juve është mposhtur dy herë, duke pranuar shtatë gola në dy takimet e fundit, të cilën Bardhezinjtë nuk e kanë shijuar që nga vitit 1988.

“Momenti nuk është i lehtë. Në momente të tilla, fjala llogaritet më pak. Ne duhet të japim sa më shumë që mundemi nga vetja nga kjo situatë. Nuk mund të lejojmë pesimizmi ose negativizmi të na pushtojnë”.

“Viti i Ri sapo ka filluar. Ka shumë pikë që mund t`i fitojmë. Tani duhet të përqendrohemi në Kupën e Italisë kundër Catania. Ne punojmë fuqishëm dhe rezultatet sigurisht do të arrijnë”, ka thënë Del Piero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›