Leicester frenon Man. City

Profesori Sven Goran Erikson i beri një surprize te pakëndshme ish-futbollistit te tij Roberto Mancini, kur skuadra e tij Leicester City frenoi ne stadiumin "Uollker" Manchester City 2-2, duke i detyruar këta te fundit te zhvillojnë edhe 90 minuta te tjera, për te prere një bilete për ne raundin e katërt te Fa Cup. Citizines patën një fillim shokues kur vendasit zhbllokuan rezultatin qe ne minutën e pare, me ane te qendërmbrojtësit Bamba. Ne minutën e 23 te takimit Xhejms Milner barazoi shifrat ndërsa ne fund te pjesës se pare kapiteni Tevez kaloi për here te pare skuadrën e tij ne avantazh. Ne një pjese te dyte mjaft te mire, skuadra e divizionit te dyte anglez arriti te barazonte shifrat e takimit ne minutën e 64 me ane te King, i cili shfrytëzoi mjaft mire një pasiguri te portierit Xho Hart. Debutim zhgënjyes për teknikun e ri te Liverpulit Keni Dallglish. Skuadra e tij u detyrua te largohet nga Fa Cup pas humbjes ne takimin me te rëndësishëm te raundit te trete 0-1 ne "Old Traford" përballë vendasve te Mançester United. Golin e vetëm te takimit e shënoi Rajen Gigs ne minutën e pare kur shfrytëzoi mjaft mire një penallti te marre nga Berbatov. Te kuqte luajtën ne pjesën me te madhe te takimit me 10 lojtare pas daljes me te kuqe te kapitenit Xherard ne minutën e 33-të. Nga rezultatet e tjera surprize te raundit te trete veçohet eliminimi i Njukasell ne fushën e Stiveneixh 1-3, qe i bashkëngjitet skuadrave te tjera te Premier Leagues, qe përshëndeten me kupën e Anglisë, Blekpul Sanderland e WBA. Ndërkohë Arsenal ashtu si Mançester City do te detyrohet te zhvilloje një tjetër takim javën e ardhshme, por tashme ne fushën e Lids, pas barazimit ne Emirejts me rezultatin 1-1.
Shpërndaje