Spanja me papunësi
Numri i papunësisë në Spanjë për vitin 2010 me një rritje rekord, ka arritur në shifrën 4 milionë e 696 mijë e 600.
Në deklaratën e bërë nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës, përqindja e papunësisë në Spanjë për vitin 2010 është përcaktuar të jetë 20,33 për qind, nivel ky që është tejkaluar në çerekun e dytë të vitit 1997 me 20,72 për qind.
Në vlerësimin e bërë nga sindikatat e punës theksohej se shifrat e papunësisë të vitit 2010 janë një lajm shumë i keq, dhe qeverisë i bëhej thirrje që ndryshimet e ligjit të punës të bëhen sa më shpejt.
Nga ana tjetër, në fazën paraprake të punimeve për rritjen e moshës së daljes në pension nga 65 në 67, një nga punimet "spikatëse" të qeverisë, bëhet e ditur se është arritur në marrëveshje me sindikatat.