E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Miqtë e Sirisë", mblidhen në Doha

Ministrat e jashtëm të grupit “Miqtë e Sirisë” do të takohen të shtunën në Katar, për të diskutuar mbështetjen për rebelët sirianë, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Diplomatët kanë thënë se ministrat e 11 vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet evropiane dhe aleatët rajonalë, do të ndjekin takimin në Doha.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki ka thënë se ministrat do të flasin për mbështetjen e opozitës siriane dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje për konfliktin dyvjeçar.

Diplomatët francezë janë cituar të kenë thënë se Miqtë e Sirisë do të diskutojnë kërkesën e rebelëve për armë./Indeksonline
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›