E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu: Turqia nuk ka zgjidhje, përveç intervenimit në Siri

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, duke i komentuar ngjarjet në Siri deklaroi se Turqisë nuk i ka mbetur kurrfarë zgjidhje tjetër, "përveç intervenimit të drejtpërdrejt"

"Nuk mundemi të qëndrojmë duarkryq dhe të vëzhgojmë me qetësi se çka po ndodh në Siri. Implikimi ynë është shndërruar në domosdoshmëri. Kjo nuk është zgjedhje, por detyrim", deklaroi Davutoglu.

Ai shtoi se regjimi i presidentit Bashar al Assad ka bërë "numër të madh të gabimeve", të cilat i pranojnë madje edhe Rusia, Irani dhe Kina.

Në Stamboll filloi takimi i dytë i grupit të shteteve Miqtë e Sirisë, në të cilin do të shqyrtohen mundësitë për trysni mbi regjimin sirian. Në takim marrin pjesë mbi 70 shtete.

Në takim merr pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, një numër i madh i ministrave të Punëve të Jashtme nga Evropa dhe udhëheqësia e Këshillit kombëtar të Sirisë, i cili konsiderohet si opozitë e regjimit.

Takimi i dyte i të ashtuquajturve Miqtë e Sirisë vjen menjëherë pas thirrjeve të opozitës për të armatosur kryengritësit. Sipas opozitës, mbështetja që presidenti Bashar al Assad i bëri planit të OKB-së, nuk është gjë tjetër veç një përpjekje për të fituar kohë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›