Spanja nuk ndryshon

Sulmuesi i Spanjës, David Villa është optimist se Spanja do të kualifikohet në rrethin e dytë, pavarësisht humbjes befasuese 1-0 nga Zvicra në ndeshjen e tyre të parë në Grupin F.
Përforcimi i ri i Barcelonës ka pranuar se ishte i shqetësuar nga rezultati, por insiston se ekipi i tij do të kalojë në rrethin e dytë. “Jemi të shqetësuar nga rezultati”, tha Villa gjatë një konference për shtyp.
“Ne dominuam në posedim dhe ishim ekipi më i mirë në fushë. Por, ky është futbolli dhe nuk fiton gjithmonë ekipi më i mirë”, shtoi ai.
Pavarësisht humbjes së papritur dhe po aq të rëndë, e cila e lë Spanjën aktualisht në pozitën e fundit në Grupin F, para dy ndeshjeve të ardhshme kundër Hondurasit më 21 qershor dhe katër ditë më vonë përball Kilit, Villa është i bindur se Spanja do të kalojë fazën e grupeve.
“Jemi të vetëdijshëm se gara vetëm sa ka filluar. Ne do të kishim preferuar që të fillojmë kampanjën më ndryshe, por ky është Kampionati botëror dhe asgjë nuk është e lehtë siç duket. Megjithatë, ne jemi të bindur se do të kalojmë në rrethin e dytë”, u shpreh ai.
Villa mendon se Spanja nuk duhet të ndryshojë stilin e lojës për shkak të humbjes nga Zvicra.
“Me këtë stil të lojës ne jemi mposhtur në vetëm dy ndeshje. Ishte lojë identike me atë të gjysmëfinales në Kupën e Konfederatave nga viti i kaluar. I vetmi dallim është se tani nuk do të kthehemi në shtëpi. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë në mënyrë të njëjtë. Nuk do të ndërrojmë stilin e lojës për shkak të kësaj humbjeje. Ishte mënyra e lojës sonë ajo që na solli suksesin në të kaluarën”, përfundoi Villa.
Spanja është aktualisht kampion i Evropës dhe para fillimit të Botërorit konsiderohej në mesin e favoritëve kryesorë për të triumfuar në Afrikën e Jugut.