E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, protestë për lirimin e Timoshenkos

Mijëra aktivistë dhe mbështetës të opozitës në Ukrainë janë tubuar sot në Kiev, ku kërkuan lirimin e ish kryeministres Julia Timoshenko, e cila është e burgosur.

Gjatë marshimit të tyre nëpër qendër të kryeqytetit, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit Viktor Janukoviç.

Të pranishmit kanë kërkuar edhe hetime gjithpërfshirëse dhe transparente lidhur me dyshimet për rrahjen e saj gjatë dërgimit të saj me dhunë nga burgu në një qendër mjekësore, javën e kaluar.

Demonstruesit mbanin pankarta me parulla “Ukraina pa represion”.

Zonja Timoshenko është dënuar tetorin e kaluar me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës.

Ajo thotë se është viktimë e persekutimit politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›