E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizimi i gjuhës së shenjave

Kreu i kësaj ministrie, Spiro Ksera, se një nga shërbimet kryesore dhe të domosdoshme për personat që nuk dëgjojnë është gjuha e shenjave.

 “Mungesa e standartizimit të gjuhës së shenjave krijon një distancë të pajustifikuar dhe vështirëson arsimimin, punësimin, marrjen e kujdesit shëndetësor dhe gjithë shërbimeve të tjera të domosdoshme për këta persona”, deklaroi ministri Ksera në konferencën “Edukimi dy-gjuhësor një e drejtë e njeriut, jo një privilegj”, organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqata Kombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë - ANAD.

Ai shtoi se këtë vit, në bashkëpunim edhe me biznesin prioritet do të jetë zbatimi i ligjit që përcakton që 1 në 25 të punësuar të jetë person me aftësi të kufizuar, për të realizuar kështu integrim të plotë dhe real të kësaj kategorie. “Gjatë gjithë këtyre viteve, shërbimi i gjuhës së shenjave, i cili u mundëson këtyre personave komunikimin pothuajse ka munguar. Mungesa e standardizimit të gjuhës së shenjave jo vetëm ka krijuar një distancë të pajustifikuar deri tani, por ka vështirësuar në të njëjtën kohë arsimimin, punësimin, marrjen e kujdesit shëndetësor dhe gjithë shërbimeve të tjera të domosdoshme për këta persona. Për këtë arsye ne kemi mbështetur nismën për zyrtarizimin e gjuhës së shenjave dhe futjen e shërbimit të interpretit në institucione dhe mjediset me rëndësi publike”, theksoi Ksera.

Gjithashtu, ai tha se është e nevojshme që shërbimi i interpretit të gjuhës së shenjave të parashikohet të futet në institucionet dhe administratën shtetërore ku ofrohen shërbime, si dhe në të gjitha mjediset e tjera me rëndësi publike, përfshi këtu edhe median vizive. “Që prej një viti, MPÇSSHB po punon si për identifikimin e boshllëqeve në legjislacionin aktual që prek çështje të aftësisë së kufizuar, ashtu edhe në funksion të ratifikimit të Konventes Nderkombetare te PAK si dhe masave afatmesme dhe afatgjata që duhet të ndërmerren për zbatimin e kësaj Konvente. Pak javë më parë Konventa mori miratimin e Qeverisë dhe ka kaluar për Ratifikim në Kuvend”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2012-09-27 15:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›