E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia Topi i ka kaluar Brukselit


Serbia ka deklaruar se pas nisjes së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, topi ka kaluar në fushën e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivoje Mihajlovic ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “BETA”, se topi ndodhet në fushën e BE-së jo vetëm përsa i përket 9 dhjetorit, kur pritet të merret vendimi për dhënien ose jo të statusit të kandidatit.

“Prishtina nuk tërhiqet nga qëllimi i saj për të përdorur dialogun për konfirmimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Beogradi refuzon ta njohë”, ka deklaruar Mihajlovic.

Me këtë deklaratë, zëdhënësi ka lënë të kuptohet se qeveria e tij dëshiron rihapjen e cështjes së statusit të Kosovës, të cilën Beogradi e konsideron ende të pazgjidhur.

Vetë presidenti Boris Tadic e konsideron Kosovën një cështje serioze për mbarë botën, zgjidhja e të cilës sipas tij është shumë e vështirë.

Dy ditë më parë ai deklaroi se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të sjellin në asnjë rrethanë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Analistët e cështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se politika e Beogradit zyrtar vazhdon të jetë e dyanshme.

Në njërin drejtim me përpjekje për të mos prishur raportet me Brukselin dhe në drejtimin tjetër me qëllimin ta mbajë nën tension situatën në veri të Kosovës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kroacia: Jo ndarjes së Kosovës
Zërave kundër ndarjes së Kosovës u është bashkuar edhe Kroacia, e cila ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të shtetit të ri. Tahiri: Serbia ngadalëson bisedimet
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka shprehur pakënaqësinë e saj për progresin e ngadaltë të bisedimeve. Ivanovic: Duam pavarësinë e veriut
Serbët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ideja për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës. Ndonëse nuk kanë përcaktuar kohën se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, ideatori i kësaj nisme, Oliver Ivanovic, ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt. PE: 5 shtetet të njohin Kosovën
Në të njëjtën kohë me dialogun Prishtinë-Beograd në ambientet e Këshillit të BE, në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek paraqiti projekt-rezolutën e radhës për Kosovën. BE: Jo ndarjes së Kosovës
E pyetur nëse është në dijeni të deklaratave që vijnë nga serbët e veriut të Kosovës për shpallje të pavarësisë , Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Kethrin Ashton, përsëriti qëndrimin e njohur të Bashkimit Europian.

Lajmet kryesore

Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Protestë kundër dhunës ndaj grave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›