E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja s’e njeh Kosovën pa dialog me Beogradin

Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës derisa për këtë çështje të miratohet një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ose të arrihet një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Këtë komente i bëri ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Moratinos, duke iu përgjigjur një pyetjeje në senatin e këtij shteti, raportojnë mediet serbe.

Ai tha se Kosovën deri tashti e kanë njohur vetëm 60 vende, në mesin e 192 anëtarëve të OKB-së që sipas tij, nënkupton se qëndrimi i Spanjës është në kuadër të shumicës.

Moratinos tha se Ballkani është i sigurt, paqësor dhe stabil, vetëm falë vendimit të pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk njohën Kosovën, në mesin e të cilave është edhe vendit i tij.

Kryediplomati spanjoll, duke folur për Serbinë, i tha Senatit se ky është një shtet demokratik dhe proevropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›