UNMIK-u, neutral ndaj Strategjisë

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier i ka deklaruar agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug” se UNMIK’u mbetet neutral sa i përket Strategjisë së Qeverisë dhe ICO’së për shtrirjen e autoritete ligjor në veri të Kosovës.
“Po e vërejmë ekzistimin e kësaj strategjie, por nuk jemi të inkuadruar në zbatimin e saj, këtu jemi neutralë. Unë e kam planin tim dhe vazhdoj të punoj në bazë të atij plani, i cili është në harmoni me Rezolutën 1244 të KS të KB’së”, ka sqaruar Zannier.
Ai ka përsëritur se duhet të ketë dialog ndërmjet Beogradit e Prishtinës, pavarësisht se çfarë qëndrimi do të marrë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë.
Ai konsideron se dialogu mbi çështjet teknike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të kontribuonte në mirëkuptimin më të mirë, përparimin dhe stabilitetin e Kosovës.
“Beogradi po dëshiron t’i hapë disa procese, ndërsa Prishtina nuk është për këtë. Unë edhe më tutje mbetem në qëndrimin se dialogu do t’u kontribuonte të dy palëve", ka thënë shefi i UNMIK-ut.
Sipas tij, vështirë është të thuhet nëse Beogradi dhe Prishtina do të jenë afër tryezës negociatore pas mendimit të GJND’së, sepse disa qëndrime rreth kësaj çështjeje po merren edhe para vendimit të Gjykatës.