Spanja se ndërron Tiki-Takan

Spanja ka treguar edhe një herë se jo rastësisht është përfaqësuesja më e mirë në botë aktualisht. Në ndeshjen ndaj Uruguajit "Stuhia e Kuqe" e shfaqi dominimin e saj në fushë për 90 minuta duke aplikuar stilin e njëjtë të lojë, stilin e quajtur Tiki-Taka.
Në disa momente lojtarët e Uruguajit silleshin në fushë pas pasimeve tejet të bukura që spanjollët i bënin të udhëhequr nga lojtarët që perfeksionuan këtë stil, Xavi e Iniesta.