Spanja shumë e fortë për Hondurasin

Përfaqësuesja e Spanjës e ka shënuar fitoren e parë në Botërorin 2010. Kampionët e Evropës në ndeshjen e dytë të Grupit H, e kanë mposhtur Hondurasin me rezultat 2:0.
Spanjollët në këtë përballje ishin shumë më të mirë por nuk arritën të shënojnë më shumë se dy gola.
Në pjesën e parë, të përzgjedhurit e trajnerit Vicente del Bosque dominuan plotësisht në fushë. Ky dominim u konkretizua në minutën e 17-të, kur David Villa nga një depërtim individual arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Edhe pas këtij goli spanjollët dominuan por nuk arritën që të shënojnë përkundër rasteve që kishte Villa dhe Torres.
Pjesën e dytë Spanja e nisi furishëm, duke e shtuar epërsinë në 2:0, nëpërmjet Villas në minutën e 51-të. Sulmuesi i ri i Barcelonës, pati mundësi ta shënojë het-trik por nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
Spanjollët dominuan deri në fund të takimit por rezultati nuk ndryshoi derisa Hundurasi i cili nuk arriti ta rrezikojë asnjëherë seriozisht portierin Casillas, i ka thënë lamtumirë Botërorit 2010.
Grupi H
Kili-Zvicra 1:0
Spanja-Hondurasi 2:0
Tabela
1.Kili 2 6
2.Spanja 2 3
3.Zvicra 2 3
4.Hondurasi 2 0