Kupat e Europës, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët
është hedhur shorti i turit të parë dhe të dytë të Champions League për sezonin 2010/2011. Kampionia e Shqipërisë Dinamo do të përballet në turin e dytë me kampionët e Moldavisë Sheriff Tiraspol. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për Dinamon në Tiraspol ndërsa ndeshja e kthimit në Tiranë. Ndeshjet e turit të dytë kualifikues në Champions do të zhvillohen më 13/14 dhe 20/21 korrik.
Sherif Tiraspol është një skaudër e themeluar në vitin 1997 dhe ka fituar 10 tituj kampionë në Moldavi. Në Europa League Tirana do të ketë përballë skuadrën hungareze të ZTE Zalaegerszeg. Bardheblutë do të luajnë ndeshjen e parë në Tiranë më 1 korrik ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 korrik në Hungari. Ndërsa Laçi debutimin historik në Kupat e Europës do ta bëjë më 1 korrik kur do të presë skuadrën Bjelloruse të Fc Dnepr Mogilev. Kurbinasit pas shtatë ditesh do të luajnë edhe ndeshjen e kthimit në Bjellorusi .Të dyja skuadrat si Tirana edhe Laçi janë në turin e parë kualifikues.
Ndërkohë Besa fituesja e Kupës së Shqipërisë do të luajë në turin e dytë të "Europa League". Skuadra e Duros do të ketë një përballje shumë të fortë pasi do të ndeshet me skuadrën e Olympiacos. Ndeshja e parë do të zhvillohet në 15 korrik në Shqipëri ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në 22 korrik në Greqi.