E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia shkatërron Korenë e Veriut

Kombëtarja e Portugalisë ka bërë një lojë po thuajse të përkryer në pjesën e dytë të ndeshjes për të shtypur Korenë e Veriut me një fitore të thellë prej 7-0 dhe për të siguruar vend në raundin e ardhshëm të Kupës së Botës.
Portugezët kanë shënuar shtatë herë në portën kundërshtare me anë të Meireles ('29), Simao ('53), Almeida ('56), Tiago ('60, '89), Liedson ('81) dhe Kristiano Ronaldo ('88).

Ndërkohë Koreja e Veriut nuk ka mundur të shënojë asnjë gol duke u mbyllur e gjitha në zonë.

Pas këtij takimi Portugalia mban vendin e dytë në grupin G me 4 pikë, 2 me pak se Brazili i vendit të parë.

Koreano-veriorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa vendin e tretë e mban Bregu i Fildishtë me 1 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›