E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja siguron gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave

Pretoria - Spanja arriti të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave falë fitores minimale 1-0 përballë përfaqësueses së Irakut. Golin e vetëm të takimit e shënoi me kokë sulmuesi David Vila falë një aksioni të mrekullueshëm.

Kjo fitore është e dyta për Spanjën në grupin A, ku në ndeshjen e dytë shkatërroi Zelandën e Re me rezultatin e thellë 5-0. Iraku mbetet në kuotën e një pike, falë barazimit në ndeshjen e parë me vendasit e Afrikës së Jugut.

Këta të fundit arritën të merrnin dje një fitore të pastër 2-0 përballë Zelandës së Re, duke i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në gjysmëfinale.

Më poshtë ju ftojmë të shihni të dhënat e takimit, dhe të ndiqni në video golin e shënuar nga David Vila.

SPANJ-IRAK 1-0

Spanja (4-4-2): Casillas; Sergio Ramos, Pique, Marchena, Capdevila; Cazorla (67' Silva), Xavi (82' Busquets), Xabi Alonso, Mata; Torres, Villa (74' Guiza).

Trajner: Del Bosque

Irak (5-4-1): Kassid; Kareem, Khalid, Rehema, Shaker, Abbas; Saeed (60' Kareem), Majeed, Akram, Haëar (70' Karrar Jassim); Zahra (81' Mahmoud).

Trajner: Milutinovic

Gjyqtar: Breeze (Australia)

Shënues: 55' Villa (S)

Të verdhë: Abbas (I), Xabi Alonso (S), Marchena (S)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›