FSHF: Struktura e kampionatit vendoset pas konsultimeve
Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë vendimin përfundimtar për strukturën e kampionatit pasi të konsultohet më të gjitha klubet e Super Ligës dhe Kategorisë së Parë. Ky vendim erdhi pas kërkesave për të futur në elitën e futbollit shqiptar edhe katër ekipe të tjera.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka ngritur një grup pune për të shqyrtuar me imtësi të gjitha kërkesat e klubeve që kërkojnë një gjë të tillë. Në të njëjtën kohë, FSHF do të konsultohet edhe me drejtuesit e UEFA-s për këtë çështje.
Komiteti Ekzekutiv njoftoi sot, se duke filluar nga ky sezon do të nisë edhe kampionati i futbollit për femra. Federata Shqiptare e Futbollit do të financojë këtë kampionat, i cili pritet të nisë në muajin tetor.