E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja vazhdon luftën kundër zjarreve

Zjarret gjigante që kanë përfshirë dhe po shkatërrojnë që nga e diela rajone në verilindje të Spanjës, përgjatë vijës kufitare me Francën, që kanë shkaktuar të paktën katër të vdekur ndër të cilët tre francezë, vazhdojnë të jenë aktive dhe me një intensitet të konsiderueshëm, deklaroi një zëdhënëse e ekipeve zjarrfikëse të rajonit të Katalonisë.

''Ekipeve të zjarrfikësve u është dashur të mos operojnë më me aeroplanët e ujit, si pasojë e erërave të forta, por ato u qetësuan disi gjatë orëve të para të mëngjesit dhe kështu mjetet fluturuese për shuarjen e zjarreve rifilluan punën për vënien në kontroll të flakëve", theksoi zëdhënësja e zjarrfikësve.

Portugalia gjithashtu është duke vuajtur pasojat e zjarreve. Në ishullin e Modenas, temperaturat e larta kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.

Portugalia prej dy vitesh nuk është përfshirë nga flakët për shkak të temperaturave jo shumë të larta dhe reshjeve të shpeshta të shiut, por këtë vit situata është më ndryshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›