Ivanovic: Jo një korrik i dytë

Oliver Ivanovic ka thënë në një prononcim për mediat serbe se nuk pret që 25 korriku i viti të kaluar të përsëritet sërish.
Ivanovic është shprehu se edhe Policia e Kosovës e po ashtu edhe institucionet ndërkombëtare e kanë kuptuar që kjo formë e veprimit nuk sjell zgjedhje.
“Veriu mund të definohet nëpërmjet dialogut i cili ka filluar por me pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në atë pjesë. Mendoj se edhe qeveria e re serbe e din se nuk duhet të përsëriten gabimet që janë përsëritur nga qeveria e kaluar”, ka thënë Ivanovic, raporton B92.
Sipas tij lidershipi serb ka takuar në vazhdimësi zyrtarët e NATO-s dhe EULEX'it, për t'i informuar për pjesën veriore të Kosovës.