Barça e refuzoi Milanin për Sanchezin

Barcelona e ka hedhur poshtë interesimin e Milanit për sulmuesin Alexis Sanchez, shkruan Goal.com.
Rossonerët po kërkojnë ta përforcojnë sulmin, pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit drejt Paris Saint-Germainit, ndërsa shpresojnë që ta huazojnë Sanchezin për një sezon, me mundësi të blerjes përfundimtare pas një viti.
Sido që të jetë, Barça e ka refuzuar ofertën, sepse e shohin 23 vjeçarin si pjesë të rëndësishme të ekipit, për sezonin tjetër.
Alexis i ishte bashkuar Barcelonës nga Udinese në verën e vitit 2011 dhe ka realizuar 12 gola nga 25 ndeshje në La Liga, sezonin e kaluar.