Spanjë, 21 të plagosur gjatë garës së demave të San Ferminit
PAMPLONA- U shkaktuan 21 të plagosur sot gjatë garës së demave të San Ferminit në Pamplona, në veri të Spanjës, deklaruan shërbimet e ndihmës së shpejtë.
Incidenti ndodhi kur toreadorët po hynin në arenë, që shënon finishin e garës prej 848,6 metrash në një prej terreneve më të rrezikshme përmes rrugicave të qytetit.
Rrëmuja u krijua kur dy nga gjashtë demat pjesëmarrës në garë u hodhën mbi njerëzit.
"21 persona u plagosën dhe u dërguan në spital, mes të cilëve një spanjoll 19 vjeçar në gjendje të rëndë", deklaroi për mediat mjeku i spitalit "Navarra", Javier Sesma.
(d.b/BalkanWeb)