E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boksierja provokon rivalen me puthje në buzë

Takimi para opinionit për titullin e botës në boksin profesionist për femra ka përfunduar me një provokim të paparë deri më tani. Kampionia e botës në peshën e mesme të boksit profesionist për versionet WBO dhe WBF, Kristina Hamer në Dresden të Gjermanisë do të mbrojë titullin e botës. Sfiduesja e saj, Mikaela Lauren në paraqitjen para opinionit e para ka provokuar jo me diçka tjetër, por me një puthje në buzë.
Provokimi i suedezes ka befasuar të gjithë opinion, mbetet të shihet nëse do të ketë kaq shumë dashuri edhe në ring ndërmjet dy boksiereve. “Kurrë më parë nuk kam përjetuar diçka të tillë”, - tha kampionia Hamer. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›