Vrasja në Vukatanë, ‘burg’ për babë e bir, vranë kushëririn 30-vjecar
SHKODËR- Jepet masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për Nik e Cesk Murin, përkatësisht babë e bir të cilët akuzohen për vrasjen e 30 vjecarit Gjin Muri dhe plagosjen e vëllait të viktimës Aleks Muri.
Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Xhelal Bajraktari ka pretenduar se vrasja ka qenë aksidentale, pasi gjithcka ka ndodhur pas një grindjeje mes Nik, Gjin e Aleks Murit, e cila ka degjeneruar në goditje me mjete të forta.
Sipas Bajraktarit, Cesk Muri pasi ka parë përleshjen ka qëlluar nga shtëpia vetëm pak metra më tutje me automatik për të ndalur grindjen dhe duke para se kjo nuk po ndodhte është afruar menjëherë dhe arma ka shkrepur gabimisht duke lënë të vdekur Gjin Murin e plagosur Aleks Murin.
Ne seancë mësohet se dy të dyshuarit nuk kanë shfaqur shenja pendese. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Vukatanë të Shkodrës mbrëmjen e së mërkurës, një grindje mes kushërinjve të fisit Muri përfundoi në tragjedi. Sipas policisë gjithcka ndodhi për një parcelë tokë, ndërsa konflikti mes tyre kishte kohë që kishte filluar. Babai i viktimës, Mark Muri pohoi për News24 jashtë kameras një dite pas ngjarjes, se kjo e fundit i kishte vënë vulën e turpit fisit Muri.
(e.m/News24/BalkanWeb)