Sudan, vriten 7 paqeruajtës të OKB, plagosen 17 të tjerë
SUDAN-Shtatë paqeruajtës janë vrarë dhe shtatëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur të shtunën në një pritë në Darfur të Sudanit, njofton Misioni i OKB-së në këtë vend.
Ky incident shënon humbjet më të mëdha në njerëz, në historinë pesë-vjeçare të operacionit të Kombeve të Bashkuara në Unionin Afrikan (UNAMID).
“7 paqeruajtës janë vrarë, kurse 17 janë plagosur”, konfirmoi për AFP-në zëdhënësi i UNAMID, Christopher Cycmanick.
Sulmi tregon sesa e tensionuar është gjendja në rajonin e largët perëndimore të Sudanit, ku incidenti ka ndodhur pak metra larg bazës së paqeruajtësve në Manavashi, në veri të Nyala që është kryeqyteti i Darfurit Jugor.
“Ekipi i UNAMID është zënë në prit, nga një grup i madh i personave të paidentifikuar të cilët me kanë shtënë në ta me breshëri plumbash. Të plagosurit janë evakuuar tek pasi kanë arritur përforcimet”, thuhet në një njoftim për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)